Ky Kompleks është ndër më të mirët që qyteti ka
Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, në bashkëpunim edhe me fondet e Bashkisë, është bërë i mundur rimodelimi i minikalçetos së futbollit në Kompleksin Sportiv” Shefqet Lamçja”, si edhe rrethimi i saj. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja, bashkë me Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, si edhe Drejtuesin Politik të qarkut të Elbasanit deputetin Damian Gjiknuri vizituan punimet që brenda pak ditësh priten të përfundojnë, të këtij investimi që po merr formë.
Ishte kohë që nuk ishte bërë një investim bashkohor në këtë kompleks, ku sipas Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja “ tashmë ne po investojmë në të gjitha Klubet Sportive
Nga ana e saj, Ministria e Arsimit Evis Kushi, e cilëson këtë investim shumë të frytshëm për Elbasanin.
Damian Gjknuri e ka cilësuar këtë investim shume inteligjent, ndërsa ka përgëzuar këtë bashkëpunim të Ministrisë dhe Bashkisë për këtë investim. Fusha e re e futbollit në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” tashmë ka një hapësirë moderne që do ti shërbejë jo vetëm ekipeve të moshave të Akademisë së Futbollit Elbasani por dhe klasave sportive në programin e ri të masivizimit të sportit në shkolla.
Ky Kompleks është ndër më të mirët që qyteti ka, i cili i vjen ndihmë jo vetëm sportistëve të qytetit, por edhe Njësive Administrative, i cili tashmë do të shfrytëzohet lehtësisht.