Janë dhënë dënimet për grupin e trafikantëve shqiptarë të cilët dërgonin lëndë narkotike nga Shqipëria për në Greqi. Në total, personat e arrestuar janë 14 dhe ndaj tyre rëndonin 3 akuza kryesore Trafikimi i narkotikëve’; ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal’.

Konkretisht dënimi i dhënë për secilin prej tyre:

Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.
Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.
Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.
Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.
Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg
Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

NJOFTIMI I PLOTË NGA SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet dhe sot me datë 30.03.2020 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 135/2019 në ngarkim të pandehurve Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj (të gjithë me masë sigurimi personal “arrest në burg”) të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 333a/1 dhe 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “grupit të strukturuar kriminal”, me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, në drejtim të shtetit grek. Gjatë muajve prill-maj 2019 ata janë organizuar në të paktën tre raste të trafikimit, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës.