Ish kryeministri, Sali Berisha jashtë ambienteve të selisë së PD në Shkodër:
Ata që janë brenda asaj selie duhet të largohen sa më parë nga maska e pluralizmit Lul Brava edhe të rikthehen në partinë e votës së lirë. Të përfaqësosh Lul Bravën njeriun i cili në këto 30 vite ka krijuar standaritin më të paimagjinueshëm të qëndrimit në rradhë të parë ndaj vetes pastaj ndaj vlerave të tjera. Një peng i vërtetë, prandaj besoj se duhet të pyesësh mirë veten se kë po përfaqëson.
Asgjë nuk mund të pengojë “Shtëpinë e Lirisë” që të arrijë fitoren e merituar. Kjo PD është në këmbë, është opozitë e vërtetë, ajo që prisnin me padurim shqiptarët.