Finalja e “Super Bowl” midis Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals në NFL këtë vit ka arritur disa fitime vërtet të çmendura me anë të biletave dhe të sponsorëve si asnjëherë më parë.
Biletat më të lira shkojnë nga 6000 deri në 8000 dollarë, ndërsa një vend në tribunën VIP shkon në një çmim deri në 75 mijë dollarë.
Por një fitim i madh vjen dhe nga reklamat që do të shfaqen në pushim të ndeshjes. 7 milionë dollarë shkon vetëm një reklamë prej 30 sekondash. Fitimet e këtij viti kanë thyer një rekord nga herët e tjera sipas mediave në Shtetet e Bashkuara.
Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals do të luajnë sot (e diel 13 shkurt) mes tyre finalen e 56-të të Super Bowl në stadiumin SoFi në Kaliforni në orën 18:30 (me orën e Los Angeles, ndërsa 00:30 me orën tonë).