Home ELBASANI SOT VIDEO/BANJOT TERMALE TË LLIXHAVE

VIDEO/BANJOT TERMALE TË LLIXHAVE

23

Investim në infrastrukturë dhe komoditet për turistët

Flota e makinerive të Bashkisë Elbasan tashmë është ndalur në pikën turistike të Llixhave, burimet e së cilës janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja ka parë nga afër vijimin e punimeve në infrastrukturë në këtë zonë, i cili pohon se kanë nisur përgatitjet për të mirëpritur shumë turistë në nisje të sezonit kurativ në Banjot Termale të Llixhave të Elbasanit. Bashkia po vijon punën për asfaltimin e rrugëve të brendshme lidhëse të kësaj njësie administrative”.

Sipas Kreut të Bashkisë, investimet nuk kanë ndalur asnjëherë në këtë zonë turistikë, ku vlen të përmenden ndërhyrjet e mëparshme në këtë qendër, si në gjelbërim, ndriçim, ndësra tashmë po ndërhyhet në infrastrukturë.

Qëllimi i Bashkisë së Elbasanit është që t’i ofrojmë turistëve komoditet në infrastrukturë, por edhe vetë banorëve të zonës. Llixhat ndodhen në fshatin Tregan të kësaj Njësia Administrative dhe njihen si një pasuri shekullore jo vetëm për qytetin por për mbarë vendin.