Kjo e mërkurë është një ditë e trishtë për Klodiana Shalën pasi babai i saj është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në instagram, ku krahas një fotoje ajo bën edhe një dedikim prekës.
“Sot u fik në mëngjes, mëngjesi i jetës sime. Babë, njeriu më i shtrenjtë, motivi i ditëve të mia. Ti që më jepje shpresë, shumë kurajë dhe që ndiheshe krenar dhe kur unë mund të gaboja. Zoti të pranoftë në parajsën e vet!!!”, shkroi ajo, duke mos dhënë detaje mbi ndarjen nga jeta të babait të saj.