Zbardhet votimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që rrëzuan vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Mësohet se 6 prej anëtarëve kanë votuar kundër shkarkimit të Metës, dhe vetëm një pro.
Anëtarët e Kushtetueses në vendimin e tyre u shprehën se shkeljet e presidentit nuk ishin aq të renda, sa të legjitimonin shkarkimin e tij nga Kuvendi.
Në këtë mënyrë, me shumicë dërrmuese votash, Gjykata rrëzoi vendimin e Kuvendit të kaluar, që shkarkoi Metën, dhe duke e lënë atë në detyrë deri në fund të mandatit.
Mandati i Metës, skadon në Korrik të këtij viti, dhe pas kësaj, presidenti pritet që ti rikthehet jetës politike aktive, duke u shfaqur si alternativë në zgjedhje.
Mbetet për tu parë nëse Meta do të kthehet në krye të LSI-së, apo do të tentojë të krijojë një pol të ri opozitar, së bashku me Berishën e përjashtuar nga PD.
Procedurat për shkarkimin e Metës nisën menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku socialistët e akuzuan kreun e shtetit për ndërhyrje në fushatë, duke shkelur kështu parimet e paanësisë dhe të qënurit mbi palët.
Vetë Meta i ka mohuar akuzat, dhe nuk pranoi që të pyetej në Komisionin Hetimor Parlamentar, pasi sipas tij, emri në fushatë i ishte përdorur nga socialistët, dhe reagimi i tij ishte i pashmangshëm.
Shkarkimi i tij nga Kuvendi, ishte një akt që kryhej për herë të parë në vendin tonë, duke bashkuar votat e PS-së me opozitën e dalë nga djegia e mandateve PD-LSI.
Meta nuk pranoi që të shkonte as në Gjykatën Kushtetuese, duke e lënë mbrojtjen e tij tërësisht në dorë të këshilltarëve ligjor. Derimë tani nga mazhoranca socialiste nuk ka asnëj reagim mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese./faxweb.al