Racizmi pandemia e radhës
Komuniteti rom dhe egjyptian në Elbasan protestuan kundër diskriminimit dhe racizmit. Duke dënuar njoftimin për punë të një biznesi ku shprehen dallime raciale, ky komunitet tha se nuk bëhet fjalë për një rast të veçuar ndaj kërkojnë të drejta të barabarta.Ky njoftim pune i një biznesi në Elbasan ka ngritur në protestë komunitetin rom dhe egjyptian atje.Me pankarta në duar ku shkruhej “Racizmi është pandemia e radhës” ata thanë se ndihen të diskriminuar nga ky rast, të cilin e shohin si një tregues se ky fenomen është prezent në shoqëri.
Protestuesit u shprehën se diskriminimi në çdo fushë po ua bën “Diskriminimi është prezent në çdo fushë, në punësim, në arsim, në strehim, në jetën sociale.”
Në mbështetje të tyre ishte edhe Komisioneri Për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit Robert Gajda i cili tha se nuk ka vend për dallime të tilla raciale.
Ndërkohë në reagimin e tij të parë publikisht pronari i biznesit pranoi që letra është në lokalin e tij por mohoi që ai dhe stafi i tij të kenë vendosur një gjë të tillë.
Në lidhje me njoftimin diskriminues të biznesit në Elbasan anëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë reaguar ashpër ditët e fundit duke bërë thirrje që rasti jo vetëm të mos përsëritet por institucionet të jenë më vigjilente për rastet e diskriminimit.