Home ELBASANI SOT VIDEO/FSHATI QYKRAN MË SHUMË PROBLEME

VIDEO/FSHATI QYKRAN MË SHUMË PROBLEME

15

Vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, energjisë dhe rrugëve

Qykrani mbetet një nga fshatrat me probleme sociale në zonën e Sulovës. 300 banorët e këtij fshati thonë se ndjehen të  lënë pas dore dhe askush nga drejtuesit e pushtetit lokal nuk po qëndron pranë shqetësimeve dhe problemeve që ata kanë. Sipas banorëve në fshat mungon uji i pijshëm dhe për të mbushur ujë duhet të shkojnë rreth dy orë larg.

Një tjetër shqetësim për ta është edhe fakti se energjia elektrike vjen tepër e dobët .Po ashtu infrastruktura rrugore është një tjetër problem i madh.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e pushtetit lokal konfirmojnë shqetësimet e banorëve por deri më tani nuk i ofrojnë zgjidhje.