Home ELBASANI SOT VIDEO/RRJET I RI ELEKTRIK NË FUNAR

VIDEO/RRJET I RI ELEKTRIK NË FUNAR

19

Llatja: Investimi mëse i nevojshëm

Investimi që OSSH Elbasan po përfundon në linjën e re të furnizmit me energji elektrike në Funar i cili po i jep fund problematikave për rreth 1500 banorë të kësaj zone.

 Aktualisht plani parashikon vendosjen e 7 gabinave si dhe 300 shtylla që do të ndihmojnë në ndërtimin e rrjetit të ri elektrik. Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja ishte i pranishëm në njësinë administrative të Funarit ku takoi banorët dhe po ashtu u njoh më investimin.

Llatja tha se ishte e domosdoshme ndërhyrja në këtë sektor pasi sa herë kishte probleme me motin shkaktoheshin edhe probleme me rrjetin energjitik.

Sistemi i ri energjik furnizues për këtë njësi administrative ishte i domosdoshëm pasi rrjeti I vjetër ishte tejet i amortizuar dhe kishte vazhdimisht probleme.