Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka paralajmëruar se Vladimir Putin po “kërcënon të gjithë Europën” për shkak se po përhap zjarr në stacionin e energjisë bërthamore në Zaporizhzhia në Ukrainë.

BBC bën me dije se Johnson ka telefonuar presidentin Volodymyr Zelensky për të folur për situatën “shqetësuese” që po ndodh në Ukrainën juglindore.

Një zëdhënëse e Downing Street nënvizoi: “Të dy liderët ranë dakord që Rusia duhet të ndalojë menjëherë sulmin e saj në termocentral dhe të lejojë akses të papenguar për shërbimet e urgjencës në termocentral”.

Johnson tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar “do të bënte gjithçka që mundej për të siguruar që situata të mos përkeqësohej më tej” raporton “BBC”. Ai po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në orët e ardhshme dhe se Mbretëria e Bashkuar do ta ngrejë çështjen menjëherë me Rusinë dhe partnerët e ngushtë.

Fax