Për rreth dy orë po vijon protesta e qytetarëve përballë kryeministri ku po kërkohet që të ulet çmimi i naftës dhe ushqimeve.
Ndryshe nga protestat e tjera, kjo e sotmja e thirrur nga shoqëria civile ka prezencë edhe të fëmijëve të vegjël pasi familjet i kanë marrë me vete vogëlushët. Një moment një vogëlushe u ngjit në podiumin e improvizuar dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama.
“Përshëndetje, unë dua të jetoj në Shqipëri. Por nuk kam si të jetoj në këtë vend kur Shqipëria bëhet një vend kaq i shëmtuar”, tha vogëlushja.