Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një operacion të gjerë në të gjithë vendin. janë lëshuar 44 urdhër arresti, të cilat janë ekzekutuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Operacioni ka nisur në mesnatë në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Operacioni është ndërmarrë për goditjen e grupeve kriminale.bëhet me dije se në Vlorë janë shoqëruar 6 persona, si pjesë e grupit të dyshuar për trafik të narkotikëve. Aksioni nga SPAK është kryer gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa janë kryer kontrolle të shumta në banesa.

Vijon…