Gjykata e Apelit e Parisit la në fuqi aktakuzën e Gérard Depardieu të enjten për “përdhunim” dhe “sulm seksual” pas ankesës së aktores Charlotte Arnould, tha në një deklaratë për shtyp Prokurori i Përgjithshëm i Parisit Rémy Heitz.
Prandaj, Gjykata vlerëson se, në këtë fazë, ka indikacione serioze ose të qëndrueshme që justifikojnë aktakuzën ndaj Gérard Depardieu”, për këto fakte që datojnë në gusht 2018, deklaroi Heitz.
Depardieu, 73 vjeç, kishte depozituar një kërkesë në maj të 2021 për pavlefshmërinë e akuzës së tij lidhur me faktet. Më 3 shkurt, Gjykata kishte shqyrtuar kërkesën, e cila u kundërshtua nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Parisit.
“Dosja tani është kthyer” tek gjyqtari hetues “për informacione të mëtejshme”, shtoi Rémy Heitz.