Pas publikimit të listave nga ana e partive politike ambasadorja amerikane nis takimet nga Elbasani me përfaqësuesit e partive politike.

Takimit po mbahen në ambientet e një hoteli në Elbasan.

Fillimisht ishte Taulant Balla, drejtuesi politik i mazhorancës, njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i PS i cili u takua me ambasadoren e SHBA-së.

Më pas në orën 11:00 pas përshëndetjes me grusht me zotin Balla, ka hyrë Gazmend Bardhi, drejtuesi politik i PD-se i qarkut të Elbasanit.

 Pritet të ketë edhe takime te tjera. Ky takim nuk ishte njoftuar për mediat por në orën 14:30 pasi të dëgjojë palët, Kim do të ketë edhe një prononcim për mediat.

Iken Balla vjen Bardhi
Ajo që ra në sy ishte shmangia e takimit mes dy drejtuesve politikë në qarkun e Elbasanit, të cilët edhe pse u shkëmbyen nuk patën një takim.

Ata u thirrën nga ambasadorja për të diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputetë.

taulant balla
Bardhi