Një tjetër ndëshkim, për shoferët e parregullt. Nëse ke një apo disa gjoba të pashlyera dhe kanë kaluar 30 ditë që nga diata e vendosjes së tyre, autoriteteve u lind e drejta të kryejnë bllokimin e mjetit, deri në shlyerjen e tyre.
“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha për Abc shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.
Kjo nismë e policisë vjen si një bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.