Disa punonjëse të një fasonerie janë paraqitur sot në Spitalin Rajonal të Durrësit me simptoma helmimi.
Raportohet se punonjëset kanë mbërritur paraditen e sotme në urgjencën e spitalit, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjëset janë paraqitur me gjendje të fikti, këputje e të vjella.
Mësohet se gratë janë punonjëse të një ndërmarrjeje në superstradën Durrës –Tiranë, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e helmimit të tyre. Tashmë priten rezultatet e analizave për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të tyre.