Bisedimet mes delegacioneve ruse dhe ukrainase kanë përfunduar këtë pasdite. Sipas raportimit të medieve të huaja, bëhet me dije se u diskutua për një sistem garancie.
Gjatë bisedimeve të cilat u mbajtën këtë të martë në Stamboll, Ukraina propozoi miratimin e statusit neutral në këmbim të garancive të sigurisë, që do të thotë se nuk do t’i bashkohej aleancave ushtarake ose nuk do të priste baza ushtarake.
Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë.