Prej 48 orësh procesi i vaksinimit vijon të jetë i pezulluar në Elbasan.Që nga fillimi i procesit e deri më tani, në këtë qark janë administruar 1, 260 doza. Ndërkohë, ka ende mjekë që nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.Shkak për pezullimin e procesit është bërë mungesa e mungesa e vaksinave.

Shqipëria deri tani ka siguruar rreth 32 mijë doza, 20 mijë prej të cilave janë injektuar. Sasia në dispozicin nuk mjafton  për të mbuluar të gjithë personelin mjekësor dhe të moshuarit. Kjo ka bërë që në Fier, Elbasan dhe Vlorë të ndërpritet procesi i vaksinimit.

abcnews.al/