Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament foli për financimin që qeveria po i bën fermerëve. Sipas kreut të qeverisë, fermerët do të financohen me 14 mln dollarë si pjesë e paketës së rezistencës sociale.
Rama u shpreh se është dakord me deputetin e PD, Zef Hila i cili paraqiti disa shifra për bujqësinë, duke thënë se”Kjo është e vërtetë, por e kundërta në këndvështrimin tonë”.
“Dua ta nis aty ku përfundoi debati me zotin Hila dhe ministres tek nafta për fermerët, e cila qysh prej vitit të shkuar është një produkt i subvencionuar nga qeveria në funksion të mbështetjes së fermerëve përmes një skeme.
Në këtë drejtim kjo paketë e rezistencës sociale që vjen në formën e aktit normativ shton mbështetjen për fermerët me naftë falas, duke bërë kompensimin e taksave që ata paguajnë për atë sasi nafte që konsumojnë jashtë mbështetjes dhe bën të mundur që për këtë skemë të financohen 14 mln dollarë. Është një shumë domethënëse e cila adreson nevojat e parashtruar përmes aplikimeve të fermerëve.
Skema ka një tjetër efekt pozitiv, po rrit në mënyrë të ndjeshme formalizimin dhe po ndihmon të zgjerohet i gjithë kapaciteti i inventarit të shtetit për tokat fermerët dhe fermat. Një gjë dua të theksoj këtu. Dëgjova nga komentet e deputetit diçka që dëgjohet në mënyrë të vazhdueshme. Shifrat që tha ishin ta sakta. Duke e konsideruar të padrejtë faktin që subvencionet janë sot të kushtëzuara nga një numër krerësh sec ishin në të shkuarën. Kjo është e vërtetë, por e kundërta në këndvështrimin tonë. Subvencionet e dhënë më parë, por edhe sot që flasim, përsëri mbeteni në vazhdën e një politike që ka një fytyrë sociale, por më shumë sesa një fytyrë sociale është një maskë sociale.
Ne po i largohemi në mënyrë graduale, nuk mund ta bëjë me një të rënë të lapsit, financimit të vetmisë, të dalit veç, të të përsëriturit të ciklit vicioz të një mbijetese që nuk të çon në asnjë vend. po financojmë dhe do financojmë ato pika zhvillimi të bujqësisë së re.
Ata që punojnë në ngastrën e tyre, në tokën e tyre ata që pastaj shesin janë të gjithë të bashkuar dhe secili bën punën e vet në fund tregtojnë të gjithë bashkë. Kjo bën dallimin, kjo bën atë që sot është një fakt, sic ishin ato shifra që solli deputeti dhe nuk kontestohen”, tha Rama.