Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se Bordi i Ushqimeve po mban nën kontroll çmimin e 4 ushqimeve kryesore të shportës.
Ibrahimaj tha se bori i transparencës po kontrollon çmimet e vajit, miellit, orizit dhe sheqerit. Sipas saj, është vendosur që të ketë një marsh të ulët fitimi për katër produktet kryesore.
“Sipas akteve normativ, ne kemi ngritur bordin e monitorimit të transparencës së çmimeve. Ne jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve që tregtarët duhet të aplikojë. Ne duhet të hasim më shumë vështirësi për marshet. Bordi vendosi të mbajë në monitorim miellin, orizin kokërrgjatë, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Janë përcaktuar disa marshe që kompanitë të respektojnë dhe do të ketë çmime referencë. Produktet që tregtohen dhe ato që tregtohen më shumë nuk do të jenë më të larta. Sot do të dalin edhe çmime reference për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin”,-tha ministrja.