Gjykata e Apelit ka vendosur sekuestrimin e pasurisë të Gjevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait dhe motrës së ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Rreth një vit më parë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi konfiskimin e pasurisë me vlerë gati 55 milionë euro të një grupi që akuzoheshin për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Tashmë Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur përfundimisht konfiskimin e këtyre pronave. Gjithashtu Gjevi Ndoka është dënuar me 10 vite burg, ndërsa Mimoza Ndoka me 5 vite e 4 muaj burgim.

Dënimet

Gjevi Ndoka 10 vite burg

Mimoza Ndoka 5 vite e 4 muaj burg

Emanuel Gjura   6 vite burg

Zef Lazri  4 vite e 8 muaj burg

Bledi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg

Luigj Paloka 5 vite burg

Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg

Vlash Gazuli 2 vite e 8 muaj burg

Genc Zeneli 2 vite e 4 muaj burg

Kol Lleshi 2 vite e 4 muaj burg

Marjeta Perskura 1 vit e 8 muaj burg

Njoftimi

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi përçështjen me nr. 5/37 regjistri themeltar, datë 23.09.2021regjistrimi, në ngarkim të të pandehurve Gj.N., M.N., E.Gj., Z.L., B.N., L.P., P.S., V.G., G.Z., K.Ll., M.P.,ku kolegji i Gjykatës sëPosaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin Gj.N. me këtë ndryshim:

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gj.N. me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 i Kodit të Procedurës Penale, dënimin e të pandehurit Gj.N. përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

2 Ndryshimin e vendimit nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurën M.N., si më poshtë :

  1. a) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 (dy) vjet burgim.
  2. b) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim
  1. c) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e saj me 6 (gjashtë) vjet burgim.
  2. d) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  3. dh) Deklarimin fajtore të të pandehurës N., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 shkronja “a” të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pesë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurës M.N. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit e të pandehurës M.N. përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin E.Gj. me këto ndryshime:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gj., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Gj. me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N. për sa i përket deklarimit fajtor, cilësimit juridik dhe masës së dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin B.N., si më poshtë: 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 186/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 190/1, 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje edhe me nenin 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
  4. Deklarim fajtor të të pandehurit N., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
  • Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.N., me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  • Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të procedurës penale, dënimin e të pandehurit N. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cilido të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

6- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin L.P. me këto ndryshime:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit P., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55/1 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit L.P. me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit L.P. me 5 (pesë) vjet burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

7-Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin P.S. me këto ndryshime:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit P.S. me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit P.S. me 3 (tre) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

8- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për të pandehurin V.G. me këto ndryshime :

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit G., për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i tokës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

-Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55/1 të Kodit Penal dënimin e të pandehurit V.G. me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit V.G. me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.