Albert Alterziu, 36 vjeç, është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. Alterziu është një emër i njohur për blutë e këtij qyteti, për një vrasje dhe disa ngjarje të tjera që kanë ndodhur më pas.
Mirëpo, menjëherë pas arrestimit, Albert Alterziu është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit. Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që është infektuar dhe nga Covid-19, mëson News 24.
36 vjeçari ka një të shkuar të errët. Mësohet se në moshën 15-vjeçare ai është dënuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Elton Shuli. Alterziu e vrau bashkëmoshatarin në lagje dhe u dënua me 10 vite burg, por kreu vetëm 7 vjet për shkak të moshës.
Në vitin 2013 ai është ndaluar përsëri nga Policia për një sherr me thika që ka ndodhur në lagjen Partizani. Albert Alterziu mbeti i plagosur. Në vitin 2018, në lokalin në pronësi të tij shpërtheu një granatë që e la të plagosur.
“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Partizani”, Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve”, njoftoi atë kohë Policia e Elbasanit. /newsbomb.al