Sot demokratët në Elbasan po votojnē për ë zgjedhur kreun e PD-së në Elbasan. Gjatë intervistave të anëtarëve te PD te marra nga Egnatia News që po votojne sot, ato shprehen se janë të gjithë me Sali Berishen dhe i bejnë thirrje anëtarëve te bashkohen. Disa pjese të intervistave të anëtarëve:


-Ne jemi anëtaresia e PD, ne do votojmë Sali Berishën. I bejmë thirrje Enkelejd Alibeaj dhe Gaz Bardhit që rrinë atje , se e kanë të kotë. Ne i vumë ne krye , ne dhe do i heqim.

  • Aty votojnë 5 anëtarë te Partise Demokratike Elbasan. Ne jemi anëtarë të Partise Demokratike që në vitet 90′, kemi votuar gjithmonë të lirë, pa asnje lloj presioni për atë qe e meriton e që është më i miri. Edhe Lulzim Bashën, të jemi realist e kemi votuar se nuk e njihnim, na u duk demokrat po na zhgenjeu. Ne nuk jemi të percarë, çdo njeri ka mendimin e vet, por so vijë një kohë që edhe ata që devijuan do kthjellohen e do vinë në rrugën e drejtë, do bashkohen me ne.
  • Kjo është një ditë e mrekullueshme për demokratet, përcaktojnë atë që i drejton. Votimet janë të rregullta, pjesmarrja është e kënaqshme ,presim rezultatin se kush do jetë kryetari i Elbasanit.
  • Sot është ditë e shenuar për demokratet e Elbasanit pasi zgjedhim kryetarin e degës sē Elbasanit. Kjo është shtëpia e gjithë demokratëve të Elbasanit dhe jo e individeve të caktuar, dhe si e tillë të gjithë do mblidhemi të votojmë kryetarin. I bëj thirrje të gjithë deputetëve te PD-se , sidomos atyre të Elbasanit, votën atyre jua dhanë anëtaret dhe qytetarët e Elbasanit e jo Lul Basha me Gazmend Bardhin.