Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur sot nga Fieri për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Ai tha se ky proces do të nisë prej ditës së nesërme për të vazhduar përpara ndërsa shtoi se ai ka disa garanci dhe verifikime.
Balla deklaroi se Shqipërisë i duhet një president normal që na bashkon dhe përfaqëson unitetin kombëtar të vendit.
“Procesi i përzgjedhjes së presidentit do të jetë transparent dhe me shumë standarde. Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe.
Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime”, tha Balla.