Rachid Nekkaz aktivisti dhe milioneri francezo-algjerian, ka marrë përsipër të paguajë të gjitha dënimet e grave që veshin hixhab në Zvicër, por duke përjashtuar këtu gratë që mbajnë burka.
Nekkaz ka filluar ta bëjë këtë ende pa filluar që ligji të hyjë në fuqi në të gjithë Zvicrën. Në Ticino, gjoba për mbajtjen e hixhab është mbi nëntë mijë euro.
Sipas deklaratave të Nekkaz ai tashmë ka paguar gjoba në kantonin Ticino dhe St. Gallen. Gjithashtu në fjalën e tij ai ka thënë:
“Jam i përkushtuar tërësisht në mbrojtjen e lirisë së fesë dhe veshjes. E bëj këtë si për ata që duan të veshin hixhab lirshëm në Evropë, por edhe gratë që nuk duan të veshin vello në botën myslimane, për shembull në Sudan dhe Iran”.
Sipërrmarrësi është kritik ndaj veshjes së burkas, duke thënë se nuk do të paguajë asnjë gjobë për gratë që i veshin ato. Sipas tij burka është një simbol i shtypjes së grave. Veshja me hixhab do të thotë se sytë janë të dukshëm, ndërsa burka është mbulimi i plotë i fytyrës.
Të dielen e shkuar më 7 Mars 51.2% e zvicerianëve votuan pro ndalimit të fytyrës në publik. Propozimi u paraqit nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë e cila bëri fushatë me parulla të tilla si “Stop ekstremizmit”.
Rreth 5% e popullsisë së Zvicrës prej 8.6 milionë njerëz janë myslimanë, shumica me origjinë nga Turqia, Bosnja dhe Kosova.
Lajmi i fundit