Një tjetër gjeneral i presidentit rus, Vladimir Putin, është vrarë nga forcat ukrainase. Lufta e cila është në ditën 67-të ka shkaktuar dëme në ushtrinë ruse. Shumë ushtarë kanë vdekur dhe ndër to është edhe gjeneral majori Andrei Simonov.
Sipas mediave të huaja mësohet se ai ka vdekur gjatë një sulmi në një bazë ushtarake. Simonov, kreu i Ushtrisë së 2-të të Kombinuar të Armëve, thuhet se u vra pranë qytetit të Izyum në rajonin verilindor të Kharkiv.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë goditjen nga një raketë. Sulmi thuhet gjithashtu se shkatërroi mbi 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke.
Lajmin për vdekjen e gjeneralit e ndau edhe këshilltari i qeverisë Anton Gerashchenko në llogarinë e tij në Telegram.
Që prej fillimit të luftës deri më tani janë vrarë nëntë gjeneralë rusë, së bashku me 36 kolonelë dhe 300 oficerë.