SPAK punon me kallëzime jo me deklarata politike”.
Kështu iu përgjigj kreu i SPAK, Arben Kraja interesit të Euronews Albania lidhur me akuzat e lëshuara nga kryeministri Edi Rama për institucionin që ai drejton.
Kam thënë që nuk asnjë koment, sepse ne punojmë me kallëzime dhe jo deklarata politike”, tha Kraja.
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të PS, Kryeministri Edi Rama u tregua shumë kritik ndaj punës së SPAK, të cilën e cilësoi tallje të madhe me shqiptarët.
Rama tha se SPAK është duke e humbur luftën me të keqen në vend, ndërsa paralajmëroi se durimit të qeverisë lidhur me këtë situatë po i vjen fundi.