Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektimin në Golem për punimet për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor, që zgjidh problemin e ujërave të zeza edhe në këtë pjesë të plazhit, njësoj si në Durrës.
Gjatë bashkëbisedimit të tij me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emirana Sakon, kryeministri Rama duke iu referuar planit kombëtar, ka thënë se subjektet tregtare nuk duhet të përdorin koshat, por duhet t’i lënë mbeturinat në thes tek dera.
Emiriana Sako: Ne sot marrim një vendim të Këshillit Bashkiak ku i orientojmë të gjithë subjektet, supermarketet, hotelet, restorantet se si duhet të veprojnë me mbetjet në mënyrë që të mos ngatërrohen me koshat e qytetarëve dhe të kemi mundësi që të jemi ne ata që të shkojmë të iu marrin në subjektin e tyre mbetjet dhe atë që depozitohen gjatë ditës.
Edi Rama: Po pra, se kjo është e rëndësishme se për këtë kemi rënë dakord tek plani kombëtar që subjektet tregtare, qofshin dyqane, qofshin hotele, qofshin restorante, nuk duhet të përdorin koshat dhe duhet t’i lënë mbeturinat në thes tek dera. Në një orë të caktuar, le të shkojë e t’i marrë struktura që kemi organizuar bashkarisht me qeverinë në mënyrë që të fillojë të ndryshojë gjithë regjimi i pastrimit dhe qasja nga e ana e njerëzve, e subjekteve në radhë të radhë. Hotelet e kanë në interesin e tyre që vendi të ju rrijë pastër, restorantet po ashtu.