Presidenti Ilir Meta këtë të hënë në konferencën e tij për mediat ka komentuar edhe përplasjen fizike mes mbështetësve të PS-së dhe PD-së një ditë më parë në Elbasan.
“Ju mendoni se presidenti duhet të reagojë pas zgjedhjeve sipas modelit të Shijakut, Dibrës dhe Tiranës, e keni gabim ne duhet të reagojmë para zgjedhjeve dhe jo si populli i Kirgistanit. Duhet të reagojmë më përpara se jemi në mes të Evropës dhe duhet të reagojmë më përpara. Nuk ka forcë që e ndal presidentin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministri bën akte të dhunshme ndaj gazetarëve, ndaj kandidatëve të opozitës një bulizëm i madh, i cili mendon se mund të dhunojë një popull të tërë dhe të parafiksojë rezultatin e zgjedhjeve, siç patë dhe ato të Elbasanit që kanë dalë për të mbrojtur pasurinë te tyre. Le të bërtasin të gjithë “Meta Ik” pse duhet të reagoj me dhunë. Eksperimente të tilla nuk duhet të ekzistojnë do të ketë veprime të paimagjinushme për ato që përpiqen të terrorizojnë shqiptarët. U bëj thirrje popullit shqiptar që të mbrojnë votën e lirë nga kushdo. Mos prisni president të përsosur në këtë krizë që ka pllakosur vendin tonë. Kam një plan të qartë për mbrojtjen e çdo vote të shqiptarëve. Qytetarët e Shqipërisë duhet që ti thërrasin mendjes dhe të tregojnë përgjëgjshmerinë e duhur për të vlerësuar votën e tyre”, ka thënë Meta.
Vijon….
abc news