Konferenca e Kryetarëve ka nisur me një përplasje mes Enkelejd Alibeajt dhe Ermonela Felajt.
Enkelejd Alibeaj tha se janë pjesë e kësaj Konference vetëm për propozimin e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për investitorin strategjik, e cila u rrëzua si kërkesë.
Pjesë nga debati:
Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi Alibeaj
Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të miratuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për renditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’tju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.
Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet
Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të dittës
Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën
Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë.
Alibeaj: Unë do flas për ata që kam paraqitur si kërkesë.
Felaj: Ke një propozim konkret për raundin e 4-të
Alibeaj: Është parashikuar ngritja e komitetit të investimeve strategjike…
Felaj: Kam disa minuta që ju dëgjoj.
Alibeaj: Do flas për atë që dua unë, çfarë je ti moj?
Felaj: I lutem teknikës që t’i mbyllë fjalën Alibeajt.
Alibeaj: Kush jeni që do më ndërprisni mua fjalën