Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD po votojnë këtë pasdite për zgjedhjen e sekretariateve dhe nënkryetarëve të Partisë Demokratike. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka tha se është plotësuar kuorumi i nevojshëm prej 207 anëtarësh për mbledhjen e këshillit.
Anetarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht. Votimi do të jetë i fshehtë për të zgjedhur kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD.
Menjëherë në mbyllje të votimit të fshehtë, numërimi do të bëhet në mënyrë transparente për publikun dhe median. Secila fletë votimi do të shfaqet në ekran dhe rezultati do të jetë në kohë reale.
Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan
z. Agron Shehaj
z. Oerd Bylykbashi
z. Belind Këlliçi
z. Luçiano Boçi
Për Sekretar të Përgjithshëm
z. Flamur Noka
z. Arben Ristani
Për Sekretar për Organizatat Partnere
Znj. Iliriana Kuçana
Megi Balliu
Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave
Lediana Mandia
Andi Pustina
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Elda Hoti
Bislim Ahmeti
Sekretar për Organizimin
Ervin Minarolli
Aurel Bylykbashi
Sekretar për Integrimin Europian
Edmond Spaho
Lediana Fratari
Sekretar për Marrëdhënie Publike
Jola Hysaj
Sara Bodo
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Bedri Blloshmi
Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit
Tritan Shehu
Indrit Hoxha
Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale
Ivi Kaso
Çlirim Gjata
Sekretar për Pushtetin Vendor
Dasho Aliko
Ylli Asllani
Gjykatësi i Partisë
Endira Bushati
Adriana Kalaja