Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë prezantuar sot një projekt të përbashkët infrastrukturor mes dy vendeve që ka për qëllim të lidhë Velipojën me Ulqinin.
Bëhet fjalë për një urë që do të lehtësojë komunikimin mes dy vendeve, është shprehur kryeministri Edi Rama.
Jam shumë i lumtur për këtë projekt dhe kjo është diçka për të cilën folëm në Tiranë verën e kaluar. Tani jemi shumë afër fillimit të realizimit të kësaj ideje. Mali i Zi ka ndarë një pjesë të buxhetit të këtij viti vetëm për ndërtimin e kësaj ure. Ne do të nënshkruajmë një Memorandum Bashkëpunimi në të cilin do të specifikohen obligimet e të dyja palëve”, ka thënë Abazoviç.
“Kjo jo vetëm do të reduktonte distancën midis qyteteve dhe vendeve, por do të pasuronte edhe ofertën turistike të atyre zonave. I afrojmë qytetarët, forcojmë ekonominë! Qëllimi është zhvillimi i vendit nga veriu deri në det!”, shkruan Abazoviç në Twitter.