Frikë për kombëtaren bullgare në Gjeorgji. Autobusi me lojtarët u rrëzua në Tbilisi , ku sot është planifikuar ndeshja e Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata Bullgare e Futbollit.
“Ekipi kombëtar pësoi një aksident të rëndë rrugor pasi mbërriti në Tbilisi, rrugës për në hotelin e ekipit, shoferi i të parës nga dy autobusët që transportonin ekipin tonë humbi kontrollin e automjetit”, thuhet në një deklaratë.
Pas këtij aksidenti, Todor Nedelev u transportua në spital, ku aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve të shumta klinike. Të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit dhe stafi i kombëtares bullgare janë mirë sipas njoftimit të Federatës Bullgare