Ish-kryeministri Sali Berisha është duke mbajtur një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të PD. Në fjalën e tij ai është ndalur dhe te politika e ditës në Shqipëri, duke komentuar samitin e Ohrit për Ballkanin e Hapur.
Për të sulmuar kryeministrin Rama, ai përdori dhe avokatin e njohur Spartak Ngjela, duke e quajtur këtë të fundit një “hokatar të rrjedhur”. Shumë vite më parë, Ngjela ka qenë në një parti me Berishën dhe deputet i PD, por është kthyer ndër kritikët e tij më të mëdhenj.
Bërtet nga Ohri se bujqësia po fiton. Një njeri që tani është reduktuar në një hokatar të rrjedhur si Spartak Ngjela, që s’di çfarë flet. Është bërë Ngjela bis. Po hajde shko një herë në Myzeqe dhe shiko se çfarë po ndodh me lopët, me serat. Po nuk i intereson.
Një rrafshin politik Ballkani i Hapur është një kundërvënie flagrante e Procesit të Berlinit. Dhe nuk është e paqëllimtë. Është projekt rus. Këtë e firmosi Sergei Lavrov. Hegjemoni serbe do të thotë influencë ruse. Për këtë po punon Edi Rama”, u shpreh Sali Berisha.