Ka nisur puna për komisioni e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Në këtë seancë dëgjimore po marrin pjesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. E para që mbajti fjalën ishte deputetja e PD, Dhurata Çupi, e cila u shreh se reforma në vitin 2014 rezultoi joefektive
Fakti që në i kthehemi reformës territoriale, është pikërisht fakti se ajo reformë e realizuar në 2014, ishte jo efikase. Me këtë pyetje duhet ta nisim punën në këtë komision, cilat janë problematikat, pse ka dështuar reforma, pse nuk u arrit ajo që pritej? Cilat janë anët e mira të reformës që mund të ruhet nga reforma e kaluar”, u shpreh Çupi.
Në lidhje me këtë reform foli dhe Albana Dhimitri, drejtore Ekzekutive në Institutin e Politikave Publike dhe Private, e cila tha se sipas një studimi del që të ardhurat për kokë nga ndryshimi i hartës territorial, rezulton që janë shumë më të larta në nivel bashkie se përpara reformës.
“Ne kemi pasur mundësi të jemi thuajse në çdo bashki. Kemi pasur një eksperiencë të rëndësishme për të prekur reformën në pikëpamjet politike, qoftë dhe administrative. Efikasiteti administratës publike, ishin 370 njësi të qeverisjes vendore para 2014. Kemi bërë një studim mbi të ardhurat për kokë nga ndryshimi i hartës territoriale dhe na rezulton që të ardhurat janë shumë më të larta në nivel bashkie se përpara reformës” tha Dhimitri.