Xhamia e Ballijes, rindërtuar pas 55 vitesh, është e stilit antik gërshetuar me xhamitë e kohës së sotme. Kryetari i Bashkisë Z.Gledian Llatja ka vizituar ambjentet e brendshme të ” Shtëpisë së Allahut”, duke pohuar edhe një herë se kjo xhami ju rikthye besimtarëve të Elbasanit, pikërisht në një ditë të shenjtë, atë të Kurban Bajramit.”
Pas faljes në xhaminë e re, kryetari i Bashkisë ju drejtua besimtarëve musliman të Elbasanit me një urim të vecantë. ” Gëzuar Kurban Bajramin, sot besimtarët kryen ritin e faljes në xhaminë e tyre të re, atë të Ballijes, një vepër arkitekturore dhe një xhevahir në mes të qytetit, një dhuratë e bukur për besimtarët. Eshtë një ndërtim i ri, hyn tek ndërtimet moderne të xhamive në pamje të parë, por po ta vëresh me detaje ktheheh tek stili i vjetër, që ka lidhje me hyjnoren.
Vepra të tilla janë të rralla, përshtaten me panteonet në koncept. Edhe sheshi publik përpara xhamisë i ndërtuar rishtaz i cili i ka dhënë një hijeshi, ndërsa jemi në tratativa me Ministrinë e Kulturës si dhe me Agjensinë e Trashëgimisë Kulturore për të ndërhyrë edhe tek Teatri ” Skampa”, i cili ndodhet përbri xhamisë”.
Sipas kryebashkiakut Llatja është miratuar projekti dhe pritet të kalojë në Këshillin Kombëtar të Monumenteve te Kulturës për ti hapur rrugë rokonstruksionit total të teatrit.” Pas faljes Myftinia ka shtruar një tryezë pritje për të ftuarit në prani edhe të përfaqësuesve të pushtetit lokal si edhe feve të tjera në Elbasan.