Kryetari i PD Sali Berisha ka “urdhëruar” sot kryetarët e degëve që të dalin në terren dhe të takojnë qytetarët, të bëjnë takime në çdo fshat e qytet gjatë verës. Sipas tij, shqiptarët mezi po presin të ngrihen në protesta dhe ata duhet të bëjnë pjesën e tyre.
“Të kthehemi në dialog, në diskutime, në debate. Kudo. Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo bllok. E sigurt është që shqiptarët mezi presin veprimin, lëvizjen e frontit për shpëtimin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera Berisha, duke theksuar para kryetarëve të PD se vetëm me Facebook nuk fitohet.
“Hiqeni nga mendja, nuk fitohet me Facebook. Fitorja është komplekse dhe unë jua them që vetëm me Facebook nuk fitohet. Ama dhe pa komunikim nuk bëhet. Historia ka faktuar se aty ku mediat e mëdha nuk janë me opozitën, përcaktuese kanë qenë rrjetet sociale, dhe kanë fituar zgjedhjet”, vijoi ai.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës, me kryetarët e degëve të PD:
Do të programoni shumë mirë vazhdimin e punës në mënyrë të pandërpresë. Të përgatitemi për të dhënë përgjigjen më të merituar. Miku i ngushtë i George Soros ëhstë arkitekti i reformave në Shqipëri dhe në Sri Lanka. A mund ta imagjinojnë shqiptarët që ky zotëri shkruan artikuj “Mrekullia e Edi Ramës”?! Dhe paguhet, më thonë dhe jemi duke e verifikuar, me paratë e shqiptarëve përmes George Soros.
Po sa? 8 milionë, 7 milionë. I njëjti ishte me Sri Lankën, i njëjti autor. Mrekullia e Edi Ramës u bë 107% (i referohet borxhit publik). Ne do ti dalim zot vetes dhe vendit. Ajo protestë që ishte aty ka forcë nukleare, jua them unë ju, forcë të pathyeshme.
Të kthehemi në dialog, në diskutime, në debate. Kudo. Në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo bllok. E sigurt është që shqiptarët mezi presin veprimin, lëvizjen e frontit për shpëtimin e Shqipërisë.
Hiqeni nga mendja, nuk fitohet me Facebook. Fitorja është komplekse dhe unë jua them që vetëm me Facebook nuk fitohet. Ama dhe pa komunikim nuk bëhet. Historia ka faktuar se aty ku mediat e mëdha nuk janë me opozitën, përcaktuese kanë qenë rrjetet sociale, dhe kanë fituar zgjedhjet. A i kemi ne mediat e mëdha? Jo nuk janë në favor.