Gjykata e Fierit ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili përdhunoi dhe vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiu.
Çalamani nuk u paraqit në gjykatë, ndërsa atij iu caktua një avokat nga shteti. Po ashtu, familjarët të tij nuk kanë qenë të pranishëm.
Njoftimi i Gjykatës:
Deklaratë për Mediat, datë 22 Korrik 2022.
Ju informoimë se:
Sot, në datën 22.07.2022, ora 12:00, pranë Giykatës së Rrethit Gjygësor Fier, u zhvillua seanca
Gjqësore që i përket palës kërkuese: Prokuroria pranë Gjykatés se Shkallës së Parë Fier, e përfaqësuar nga Prokurore Suela Beluli, me objekt: “Dërgimin në giyq të cështjes penale në ngarkim të personit nën hetim K.Ç”, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Vrasje në rrethana të ljera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga Neni 79 germa “a” te Kodit Penal” dhe *Marredhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” të parashikuar nga Neni 100
paragrafi i dytë i Kodit Penal”.
Seanca gjyqësore u zhvillua në mungest të vullnetshme të të pandehurit K.Ç., i cili i paraqiti gjykatës një “Deklaratë”, nëpërmjet të të cilës kërkoi të mos paragitej në gjykim dhe që t’i caktohej një avokat nga shteti.
Në këto kushte, Gjygtarja e Seancës Paraprake në baze te nenit 332/e dhe 49 të K.Pr.Penale caktoi si mbrojtës kryesisht për të pandehurin K.C., Av.Denid Hajdëraj, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Fier, i zgjedhur nga lista e gatishmërisë së avokateve te vënë në dispozicion të gjykatës nga Dhoma e Avokatisë Fier.
Konform nenit 58 të K.Pr.Penale, giykata vijoi gjykimin në mungesë të trashëgimtarëve të viktimës, të cilët kishin dijeni për gjykimin dhe nuk u paraqitën.
Në perfundim të giykimit:
Prokurore Suela Beluli kerkoi: Pranimin e kërkesës. Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim te të pandehurit K.Ç.
AV.Denid Haidërai: Dakort me kërkesen e prokurores.
Gjyqtaria e Seancës Paraprake, Zni.Erlanda Agai vendosi:
Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit K. Ç.
U shpall sot ne Fier, më date 22.07.2022. /abcnews.al