Tedi Blushi, sekretar i Përgjithshëm i “Partisë së Lirisë” ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve që më herët bëri të ditur se ka rezultuar se një politikan i lartë me inicialet I.M. ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Blushi i drejtohet kryeministrit Edi Rama me pesë pyetje, duke u shprehur se kërkon edhe një sqarim prej këtij të fundit.
Kujtojmë se më herët pati edhe një reagim nga vetë kryeministri Rama i cili tha se nuk e ka parë dosjen, duke theksuar se i beson Autoritetit.
Statusi:
PESË PYETJE PËR EDI.K.R APO EDVIN KRISTAQ RAMËN DHE NJË SQARIM.
– Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?
– Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?
– Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?
– A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?
– Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?
Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.
Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.
Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.
Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.
Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.
Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.
Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.
Ka shumë gjëra që kanë çmim.
Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.
Djali i Netës i di shaka këto.
Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!
BOLL U FSHEVE PAS FUSTANIT TË GRAVE DHE TË MAMIT! PËRGJIGJU TANI!