“Edhe një se u mbushëm”, ky është slogani që trafikantët shqiptarë përdorin për të afruar klientët e tyre që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mail” trafikantët po përdorin rrjetet sociale për t’i bërë reklamë biznesit të tyre, që është ai i kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Franca drejt Britanisë.
Siç shihet edhe nga fotot e mësipërme grupi është i mirëorganizuar, ndërsa në rrjetet sociale shfaq jo vetëm orën e nisjes së gomones, por edhe pagesa që duhet të paguajnë ata që kërkjnë të shkojnë në Britani, e cila fillon nga 1500 deri në 5 mijë paund.
Prej disa ditësh mediat britanike kanë vënë alarmin për një numër të amdh emigrantësh shqiptarë të paligjshëm që hyjnë në vend.
Sipas raporteve të publikuara gjatë vitit të fundit 40% e emigrantëve që kanë hyrë në Britani janë shqiptarë, duke u renditur në këtë mënyrë në vendin e parë.
Ndërkohë mediat theksojnë se emigrantët shqiptarë sapo shkelin në brigjet britanike vetëdorëzohen në polici, ku më pas kërkojnë azil me pretekstin se nuk ndihen të sigurtë në vendin e tyre, edhe pse Shqipëria që nga lufta civile e vitit 1997-të nuk ka patur më trazira.