Në episodin e fundit të “Thuaje”, me titull “Unë e dua veten time”, Luana flet për dashurinë, vlerësimin dhe kujdesin ndaj vetes.
“Unë e dua veten time. E dua veten time shumë, shumë, shumë. Nëse ka diçka që kam mësuar është se nëse ti nuk e zgjedh veten tënde, askush nuk do të të zgjedhë.
Nëse nuk e vlerëson, nuk e respekton, nuk e trajton siç do doje të të trajtonin të tjerët, ata nuk do e bëjnë”, shprehet ajo.
Luana vazhdon:
“Duaje veten tënde. Nuk ka si ti. Je e vetmja në këtë botë. Duaj çdo perfeksion tëndin. Duaj çdo defekt tëndin edhe tregoje me shumë krenari se kush je.”
Videoja është shoqëruar me disa komente që kanë një numër konsiderueshëm pëlqimesh nga njerëz që bien dakord me ta.
Dikush thotë: “Po ta doje veten, tani s’do ishte me filtra” apo “E kemi parë sa e ke dashur veten ti.”
Një tjetër shkruan: “Pse ke dashur çdo defekt tëndin, ke bërë operacione?”.
“Ti e ke dashur veten shumë dhe vetëbesimin e ke patur të lartë, prandaj je transfomuar. Për të dhënë mend, jeni të parët”, thuhet në një tjetër koment.