Detaje të reja janë mësuar nga masakra me 11 viktima dhe 6 të plagosur në Cetinje, në Malin e Zi.
Vuk Boliroviç, autori 34-vjeçar i masakrës, 15 ditë më patë dyshohet se kishte hyrë në shtëpinë e një fqinji dhe i kishte thyer gjëra.
Dje pasdite, sipas burimeve të brendshme, ai do shkonte në spitalin Psikiatrik në Dobritë, për shkak të problemeve mendore që kishte shfaqur së fundmi.
Boriloviç thuhet se është vetë baba i tre fëmijëve. Gruaja dhe fëmijët e tij nuk ishin në shtëpi ditën e kobshme, por në Herceg Novi. Boriloviq ka punuar në parkun kombëtar të Lovçenit. Fqinjët thonë se ka qenë njeri i qetë dhe i tërhequr, por se ka ndryshuar dukshëm kohëve të fundit.
Qytetarët akuzojnë policinë se nuk ka vepruar në kohë, raporton abcnews.al.
Në momentet dramatike që zgjatën 45 minuta, policia nuk ka arritur që ta bllokojë me kohë vrasësin dhe këtë e ka bërë në vend të tyre, sipas informacioneve të portalit Standard Cetinjanin, Nenad Kaluđerović, shkruan kurir.
Thuhet se një nga policët e ka plagosur sulmuesin, por Nenad Kaluđerović e ka përfunduar atë dhe kështu ka përfunduar tragjedinë e përgjakshme.
Dëshmitarët okularë: I kërkuam policisë armë për ta ndaluar
Sipas informacioneve të Standardit, masakra ka nisur rreth orës 15:30 dhe dëshmitarët okularë pohojnë se qytetarët janë përpjekur të pafuqishëm t’i ndihmojnë viktimat dhe se policia nuk ka reaguar në mënyrë adekuate, me shpjegimin se “terreni është i paarritshëm” dhe se sulmuesi nuk mund të afrohej, sepse ishte i armatosur mirë.
Sipas tyre, Boriloviç ka qëlluar edhe në drejtim të urgjencës, duke i penguar ata të arrijnë te viktimat.
“Ne i kërkuam policisë armë që të mundoheshim t’i afroheshim dhe ta ndalonim, por më kot u përpoqëm të negocionim me të. ne e kishim të qartë se ai ishte i çmendur dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të negociuar. Jemi të zhgënjyer nga veprimet e policisë dhe nga reagimi i tyre i ngadaltë”, tha një nga dëshmitarët okularë.
Qytetarët theksojnë se askush nuk mund ta parashikonte një tragjedi të tillë dhe se gjithçka mund të kishte përfunduar ndryshe.
“Po të ishte kundërpërgjigjur me kohë policia pas sulmit të parë ndaj fqinjëve dhe të kontrollonte shtëpinë e Boriloviqit, me siguri do ta gjenin armën dhe do ta merrnin,” thotë një nga bashkëqytetarët.
Pas tragjedisë së paprecedentë e gjithë Cetinja është tronditur dhe ende nuk mund ta kuptojnë se çfarë e shty 34-vjeçarin të kryente një akt të tillë makabër.
Kush janë viktimat dhe si ndodhi tragjedia
Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinovic e cila po qëndronte në dritare.
Pasi i vrau, ai thirri babanë e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, thonë bashkëbiseduesit e Vijesti nga Drejtoria e Policisë.
Në 45 minutat e ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë.
Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviqit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit ku vrau bashkëqytetarët e moshuar, Danijela dhe Dimitrije Drecun dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të asaj shtëpie ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat, raporton abcnews.al.
Boriloviq vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviq, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiq, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviq, 51 vjeç.
Më pas Boriloviq, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij IJ dhe i tha atij të dilte jashtë, raporton abcnews.al.
Ai plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviq, Mileva Ramadanoviq dhe Darinka Çelebiq , si dhe policin Ljubisha Maksimoviq , i cili po përpiqej ta neutralizonte./Abcnews.al