Një derr i uritur është kthyer në një problem shumë të madh për banorët që jetonin në zonën e Southtown të ​​Great Yarmouth, Norfolk.

Derri ka shkatërruar gardhet rrethuese, aq sa banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Një ngjarje kjo krejt e pazakontë për dy oficerët Joe Pike dhe Richard Bladon, të cilët u ngarkuan me detyrën që të gjurmonin derrin e uritur dhe ta merrnin në kujdesin e tyre.

Ata ishin përballur shpesh me keqbërës, por ishte hera e parë për ta që të arrestonin një derr.

“Si oficer, ju mendoni se i keni parë të gjitha, por PC-të Joe Pike dhe Richard Bladon patën një përvojë të re të shtunën në mëngjes (13 gusht) pasi u thirrën për të shpëtuar një derrkuc të madh të zi që përtypet nëpër kopshte në zonën e qytetit të Jugut të Yarmouth’, shkruan policia në raportin e saj.

/Abcnews.al/