Pak kohë më parë, Dafina Zeqiri tregoi se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente. Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit. Dhe mesa duket, ky problem shëndetësor vazhdon ta shqetësojë ende.

Në një postim në rrjetet sociale, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin. Më pas, ajo tregon se është e “frikësuar” të takojë doktorin e saj duke shtuar se “Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet.”

Mesa duket angazhimet e shumta, sidomos tani gjatë verës kanë ndikuar në gjendjen shëndetësore të këngëtares.

/abcnews.al