Elbasani, Saranda dhe Vlora janë tronditur nga tre ngjarje të rënda që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Katër persona kanë humbur jetën në dy atentatet në Vlorë dhe Elbasan dhe nga një vrasje me thikë në Sarandë, të shënuara të gjitha brenda një qarku kohor në më pak se 24 orë në vend. Atentati ne Vlore ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, ku dy persona u ekzekutuan pranë mbikalimit të Panajasë në Vlorë, teksa po udhëtonin me një automjet tip “Benz”. Vrasja e dyte do te ndodhte ne Sarande, ku 41-vjeçari Klodian Bakia u vra me thikë nga dy vëllezërit Xhanelio dhe Xhoi Tarja, të cilët punonin si kamarierë në një hotel. Mbremja eshte mbyllur ne qytetin e Elbasanit, ku një 18-vjeçar i identifikuar si Horgito Peqini qëlloi për vdekje me armë 33-vjeçarin Madrid Ulqinaku, që po tentonte të hipte në automjetin e tij që ishte parkuar anës rrugës pranë stadiumit të qytetit“Elbasan Arena”. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku autoret ende jane ne arrati dhe nuk jane kapur. Keto ngjarja te renda te cilet ndodhen brenda 24 oresh kane rritur friken dhe panikun e shumë qytetarve. Keta te fundit me keqardhje shprehen per Egnatia News se jeta ne Shqiperi është e pasigurtë ,ata i bejne thirrje shtetit dhe Drejtoris se Policise qe te mari sa me pare per te parandaluar krimin i cili ne Shqiperi eshte duke lulezuar.
Ngjarjet e ndodhura se fundmi ne vend ka krijuar panik tek qytetaret duke u bērë një faktor akoma edhe me shumë te largohen nga Shqiperia./Egnatia news