Në Qarkun e Elbasanit jo te gjitha qëndrat shendetesore jane te rikonstruktuara.Në fshatin Selite te Mollasit godina e qendres shendetesore nuk ka nevoj per koment. E ndertuar disa vite me pare kjo qender shendetesore do tju sherbente 2 mijë banoreve te ketij fshati, por sot me kushtet skandaloze, ajo per banoret e fshatit Mollas eshte nje godine e dalë jashte funksionit. Fasada nga jashtë eshte e demtuar plotesisht.
Nuk eshte vetem amortizimi i godines por gjithashtu ne ambjentet e jashme perreth saj vendi eshte i mbuluar me mbeturina.Banoret ne fshatin Mollas shprehen se qendra shendetesore prej vitesh nuk ka pasur nje rikonstriktim, per ta marrja e sherbimit eshte nje sfide ne vete.
Ne Qarkun e Elbasanit ka edhe qendra shendetesore te tjera qe prej vitesh nuk jane rikonstruktuar si ajo ne fshatin Thane dhe Shelcan.