Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, bën me dije policia.
Marsel Busho, duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça, 31 vjeç, dhe Denis Gjeta, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit, Marsel Busho, 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Abcnews.al/