Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat paralajmëroi se më 1 shtator do të ngrejë padi penale kundër Autoritetetit të Dosjeve.
Ky vendim vjen pasi pretendohet se Metës i doli emri si ish-Sigurims. Sipas tij ky Autoritet ka bërë një shkelje flagrante te ligjit.
Meta: Lidhur me endrrën e fundit të ketyre pjellave të fundit, dua të them se më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje të ligjit organik të dosjeve, për dosjen e qytetarit F. T, për manipulim, shantazh dhe nxjerrjes së sekreteve shteterore në publik. Juristët e mi po punojnë me këtë qëllim. Nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metaj.