Eshte

zbardhur dinamikën e vjedhjes se dy kasafortave nga shtëpia e një të reje në Tiranë, e cila u kthye në tragjedi, pasi e fejuara e Kristian Fushës, autorit të vjedhjes ka vrarë veten, pasi nuk e përballoi dot ngjarjen.

Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi, ndërsa kasafortat i la në Shkodër.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe se dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.

Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.

Dy ditë pas darkës Kristiani mori shokun e tij dhe shkoi për të vjedhur shtëpinë e kanatës, nga ku mori dy kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Sipas kamerave të sigurisë shoku i Fushës kishte shkuar i maskuar, ndërsa vetë Fusha kishte shkuar me paterica.

Gjithashtu te kamerat e zonës ku jetonte motra e Samantës është fiksuar targat e makinës, që Fusha përdori atë natë.

Kamerat e sigurisë  kanë kapur momentin  deri kur bashkëpunëtori i Kristian Fushës hoqi maskën. Gjithashtu kamerat e sigurisë ku jetonte motra e Smantës kanë kanë fiksuar target e mjetit që u përdor mbrëmjen e vjedhjes.

Abcnews.al mëosn se makina i përkiste shokut të tij, i cili është në kërkim. Mjeti rezulton të jetë i regjistruar në emër të nënës së shokut të Kristian Fushës.

/abcnews.al/